Bibliografia e Dritës
Nё kёtё bibliografi janë listuar 3217 artikuj të kritikës letrare të botuar në faqet e gazetës “Drita” gjatë periudhës 1961-1990.
Shoqёrizimi i ngjarjeve me shifrat konkrete tё botimeve tё artikujve për letёrsinё shqipe nё lidhje me zhanret dhe vetё individualitetet kritike, ndihmon pёr tё receptuar pikёpamjen kritike ashtu si ajo e pёrthyen realisht letёrsinё. Sintetizimi i informacionit tё skeduar pёr ҫdo vit na jep mundёsinё tё kuptojmё qёndrueshmёritё, dominancat dhe prirjet e perceptimit kritik lidhur me letёrsinё dhe artet. Tё dhёnat paraqesin pёrthyerjen konkrete nё shifra mbi kritikёn kushtuar botimeve letrare nё gjuhёn shqipe dhe kritikёn kushtuar letёrsisё botёrore, ardhur nё gjuhёn shqipe pёrmes pёrkthimit. Shpёrndarja e kёtyre artikujve sipas zёrave kritikё qё pёrfshijnё zhanret e bёn analizёn mё tё detajuar dhe pёrfundimet mё tё sakta.
Bibliografia përfshin artikujt mё tё rёndёsishёm qё lidhen drejtpёrsёdrejti me aspektin kritik ndaj letёrsisё dhe formave tё zhvillimit tё saj, ndaj politikave ndikuese tё pushtetit qё bёhen orientim i detyruar pёr zhvillimin letrar, nga rёndёsia e objektit trajtues tё artikullit etj. Kёsisoj mund tё konsiderohet njё relativitet nё pёrzgjedhjen e artikujve, pasi kjo është bërë nё funksion tё lidhjes sё tyre me letёrsinё, duke patur parasysh format e shkrimeve kritike tё kohёs. Ndaj ёshtё i kuptueshёm njё marzh gabimi nё numёrtimet e tyre sipas viteve.
Trashëgimia e gazetës “Drita”
Nё kёtё botim historiko-analitiko-krahasues të kritikës së botuar në faqet e gazetës “Drita” gjatë periudhës 1961-1990, janё marrё nё konsideratё rreth 3217 artikuj gjithsej, 2908 artikuj kritikë, pjesë e fragmente letrare për letërsinë shqipe dhe 319 artikuj kritikë,pjesë e fragmente letrare kushtuar letërsisë botërore. Nё bazё tё ndarjeve tematike dhe specifike janё bёrё pёrgjithёsimet e rastit. Për disa nga periudhat më të rëndësishme,që lidhen me lëvizjet në mendimin kritik, sidomos novatorizmi, janë përzgjedhur për çdo vit artikujt që kanë në fokus letërsinë, si dhe vetë pjesët letrare në poezi dhe prozë.
Artikujt kritikë të përzgjedhur, të cilët janë veҫuar sipas gjykimit nga artikujt e tjerë që kanë natyrë të papërcaktuar, apo që janë të natyrës së reportazhit, reflektohen në fund të studimit, duke plotësuar pjesën e dytë të tij, me bibliografinë e artikujve të përzgjedhur. Në thelb kjo është një bibliografi tematike, e para në llojin e saj, si përligje ndaj të gjitha dukurive të vëzhguara dhe analizuara në këtë punim.
Ky botim u realizua nën kujdesin e dekanit tё Fakultetit tё Historisё dhe të Filologjisё Prof.dr. Sabri Laçi dhe nёn drejtimin e Prof.as.dr. Edlira Macaj, me ekspertizё nё fushat e teorisё sё letёrsisё, kritikёs dhe antropologjisё kulturore. Nga ana e departamentit të Letërsisë dhanë ndihmёn e vyer profesionale Prof.dr.Dhurata Shehri, nё cilёsinё edhe të ideatores sё projektit edhe të zёvendёsdekanes së fakultetit, Prof.dr. Persida Asllani, përgjegjëse e departamentit tё Letёrsisё, si dhe Dr. Loreta Loli,pedagoge dhe specialiste nё fushёn e Bibliotekonomisё
FILMI SHQIPTAR NË GAZETËN DRITA
Ky studim synon të hedhë dritë mbi ndikimin e gazetës Drita në formësimin e kulturës shqiptare të asaj kohe, duke analizuar ndërveprimin midis letërsisë, kinematografisë dhe medias si mjet komunikimi ideologjik.
Media, përmes gazetës "Drita", ka luajtur një rol kyç në formësimin e një segmenti të opinionit publik (edukatorë, intelektualë të fushës së kulturës kryesisht) për kinematografinë shqiptare të realizmit socialist gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri. Edhe pse ndikimi i saj mbi vendimmarrjen direkte të kineastëve mund të ketë qenë i kufizuar, "Drita" u shndërrua në një mekanizëm të fuqishëm propagandistik që ushqente opinionin publik dhe njëkohësisht ushtronte dhe imbante në presion permanent krijuesit e letërsisë dhe arteve.
Roli i gazetës Drita si propaganduese e parimeve të realizmit socialist dhe mbrojtëse e vijës ideologjike të Partisë në pushtet u manifestua në dy mënyra kryesore: së pari, përmes promovimit të normave ideologjike dhe glorifikimit të veprave që i përmbushnin ato; së dyti, përmes kritikës së ashpër dhe ndëshkimit moral e profesional të çdo devijimi nga kornizat e caktuara.
Artikujt e publikuar në "Drita" shpesh shërbenin si udhëzime indirekte për kineastët, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi atë që pritej nga arti dhe kultura, e duke dekurajuar çdo tendencë për eksperimente artistike që nuk përputheshin me ideologjinë zyrtare.
Studimi është realizuar nga pedagoget e Departamentit të Gazetarisë dhe të Komunikimit Dr. Raimonda Nelku dhe Prof.Asoc. Dr. Loreta Zela (Axhami).