FILMI SHQIPTAR NË GAZETËN DRITA
Ky studim synon të hedhë dritë mbi ndikimin e gazetës Drita në formësimin e kulturës…
Projekti “Trashëgimia e gazetës “Drita” në një prezantim multimedial” erdhi si njё ide bashkёpunimi midis departamentit tё Letёrsisё dhe departamentittё Gazetarisё e Komunikimit. Pёr realizimin e tij u angazhuan gjatё njё periudhe 12 mujore pedagogё nga të dyja departamentet.
Nga Bashkim Kuçuku
Institucionet letrare, ndër to edhe gazetat dhe redaksitë e tyre, janë dukuri të përgjithshme, universale në konceptin, qëllimin, strukturat, funksionin. Gazeta Drita (1961-1990; – 2007), organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, e pranëvënë me gazeta a revista të tjera, homologe në vende me liri mendimi, ka qenë, thuajse, e ngjashme në strukturë dhe në organizim. Ndërsa, në koncept, qëllim dhe funksion ka qenë ndryshe dhe e kundërt, sepse, këto ishin një përzierje bipolare: letërsi-ideologji, ose, anasjellas.
Dalja e kësaj të përjavshmeje letrare dhe artistike, në janar 1961, e para dhe e vetmja në Shqipërinë e atëhershme, natyrisht, ka qenë ngjarje. Për letërsinë dhe artet në vetvete, në autonominë e tyre, ishte domosdoshmëri e brendshme e proceseve krijuese. Vitet 1960, sikurse vërehet, tanimë, edhe në rrafshin historiografik, kanë shënuar kufirin e një ndryshimi cilësor me letërsinë e viteve 1950, sidomos me poezinë dhe prozën e brezit më të ri të shkrimtarëve, disa prej të cilëve u bënë përfaqësues kryesorë të saj.
Një seri botimesh mbi rolin kulturor të gazetës “Drita”, përfshirë ndikimin në kinematografi, kritikën letrare dhe trashëgiminë e saj historike.
Podcast RetroDrita
Retro Drita - Të gjitha të drejtat e rezervuara © - by gridcartels.com
Privacy & Policy